<p>Provoni versionin e plotë e Edisis për 60 ditë</p>
Kërko aktivizimin falas per 60 ditë

"'Autorizoj trajtimin e të dhënave të mia personale;'

Edisis është një program i fuqishëm për llogaritjen strukturore të ndërtesave në beton arme në zona siszmike. Ai është i besueshëm dhe i saktë, sepse është i bazuar në përvojën 30 vjeçare të një ekipi i studiuesish universitarë ekspert në Inxhinierinë e Tërmetit. Ai është i fuqishëm dhe i shpejtë sepse përveç analizës lineare lejon kryerjen në një kohë shumë të shkurtër edhe të analizave jo-lineare statike (kontrolli pushover) dhe hetimin e mënyrave të vibrimit të dobëta të mundshme të strukturës. Ai është i plotë, sepse prodhon ekzekutivë, tabulatë dhe relacionin e llogaritjes të detajuara.

Provoni versionin e plotë e Edisis për 60 ditë


Shfrytë zoni mbështetjen teknike falas dhe përmirësimet gjatë gjithë periudhës së provës

Iscriviti alla nostra newsletter!
Sarai sempre aggiornato sul mondo dell'analisi strutturale, geotecnica e idraulica.

Edisis - Analiza sizmike e ndërtesave në beton arme

HYRJE E TË DHËNAVA E THJESHTUAR DHE NDËRVEPRUESE
Edisis përdor një ndërfaqe të hyrjes së të dhënave (input) me dritare të shumëfishta, që përfshijnë qoftë pamjet 2D (planimetritë në formatin DXF, prerjet dhe ekzekutivët e armimeve), qofte pamjet 3D (modeli i ngurtë dhe levizjet e deformimeve), qoftë tabelat numerike me karakteristikat e detajet të elementëve. Të gjitha dritaret janë të sinkronizuara me veprimet e hyrjes së të dhënave dhe me zhvillimin e analizës.
Edisis input semplificato 2d DXF
ZGJIDHËSIT FEM TË INTEGRUAR
Edisis përdor modelues FEM dhe zgjidhës (solvers) të integruar numerikë, të zhvilluar në NEWSOFT që nga viti 1979 dhe të zgjeruar e të optimizuar me kalimin e kohës në sajë të një investimi të fortë në R & S. Shpejtësia e analizës, lineare dhe jolineare, së bashku me lehtësinë me të cilën të dhënat mund të ndryshohen dhe analiza të përsëritet, lejon optimizimin e projektimit nëpërmjet krahasimit të alternativave të ndryshme të mundshme të projektimit. Modelimi FEM përdor elementë (trarë, kollona, mure, soleta, pllaka themeli dhe plinte) të mbeshtetur në një formulim 3D me 6 shkallë lirie për cdo nyje dhe të pasuruar në mënyrë të mëtejshme nga parametra të brëndshëm kinematik (formulim me "rendiment të lartë") që kontrollojnë deformimin lokal të elementit dhe japin një sjellje të ketij të fundit nën veprimet dinamike. Të gjitha elementët kanë permasa tërthore të fundme dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin duke marrë parasysh daljet nga aksi reciproke si në analizën e ngarkesave, në modelimin kinematik e mekanik ashtu edhe në kontrollin e elementëve. Analiza merr parasysh automatikisht kontributin e soletave, si në plan ashtu dhe jashtë planit, në ngurtësinë e përgjithshme dhe në ngarkesat e ndërtesës duke modeluar cdo soletë (me një apo dy drejtime) si traverta të vendosura në siperfaqen e brëndshme të krijuar nga trarët anësorë. Elementët e themeleve, trarët, plintet dhe pllakat e themelit, merren parasysh në analizë, llogariten dhe kontrollohen si elementët mbi sipërfaqe.
KONTROLLET SIZMIKE
Përveç kryerjes së kontrolleve për ngarkesat statike, Edisis gjithmonë ka përdorur për kontrollet sizmike qoftë Analizën Lineare Dinamike, ose ndryshe Analizën Modale, qoftë Analizën Jolineare Statike,ose ndryshe Analizën Pushover (kjo e fundit është përfshirë vetëm kohët e fundit në rregulloren kombëtare italiane). Përdorimi i kombinuar dhe jo ekskluziv i të dy llojeve analizave lejon një projektim më të kujdesshëm, të vështirë për t’u arritur me programe të tjera.
Analiza Lineare Dinamike
Edisis përdor një modelim dinamik 3D të plotë që nuk kërkon përafrimet e zakonshme si "planet sizmike" ose "masa të përqëndruara". Analiza modale përdor një variant të metodës Lanczos zhvilluar dhe optimizuar nga NEWSOFT. Algoritmi gjithashtu merr parasysh dhe mënyrat me periudhë të ulët vibrimi të rëndësishme për përgjigjen ndaj tërmetit vertikal dhe që zakonisht lihen pas dore. Në fund të kësaj faze të analizës, Edisis lejon shfaqjen në ekran të tabelave të forcave të brëndshme, të diagramave të forcave të brëndshme, të histogramave të nderjeve mesatare në elementë të ndryshëm, të mënyrave të deformimimit, si statike ashtu edhe dinamike, grafikisht në 3D. Për forzat dinamike sizmike ndodhen faktorët e pjesëmarrjes të çdo menyre vibrimi dhe përqindja e masës totale të aktivizuar nga tërmeti. Është e mundur të kontrollohen nderjet në terren, të përfituara sipas normës teknike italiane nga kombinimi të vlerave nominale të veprimeve.
Edisis analisi dinamica lineare
ANALIZA STATIKE JOLINEARE (PUSHOVER)
Edisis kryen analiza jolineare statike duke supozuar një ngarkesë bazë konstante që përkon me gjendjen e ngarkesave pothuaj të përhershme dhe një veprim sizmik horizontal në rritje derisa struktura shëmbet. Përdoret një algoritëm jolinear me hapa i tipit path-following i përzierë i llojit Riks dhe një rihyrje e llojit Haar-Karman, edhe ky i zhvilluar në NEWSOFT dhe shumë efikas, në gjëndje të shmang problemet tipike të konvergjencës në algoritmet klasike të metodës Newton-Raphson me kontroll të ngarkese apo zhvendosje. Çdo hap i analizës bëhet përmes një rritje reale të deformimit në fushën elasto-plastike dhe prandaj siguron deformime plastike mekanikisht të përputhshme dhe që mund të përdoren drejtpërdrejt për krahasimin me duktilitetin e elementeve, pa përdorur madhësi të tilla si "rotullumi litar" të paqarta në përcaktim. Forcat e brëndshme të seksioneve janë llogaritur në një mënyrë të saktë analitike (pa përafrime të tilla si integrimi i Gausit ose në fibra) dhe është përdorur një ligj i dëmit që vlerëson rëniet e rezistencës në funksionin ekskursion plastik të arritur. Analiza përsëritet duke konsideruar si të parazgjedhura 2 shpërndarje të nxitimeve (lineare ose konstante përgjatë lartësisë), 8 vlera te këndit të rënies së tërmetit horizontal dhe 3 vlera të jashtëqëndërsisë së forcës sizmike (pozitive, negative dhe zero). Për çdo analizë kryhet një kontroll Pushover (e tipit N2) që jep nxitimin e lejuar të referimit mbi toke (pga) për të tre gjëndjet limite(Dëmtimi, Ruajtja e Jetës dhe Shembja), ndërtohet kurba e kapacitetit pushover dhe ruhen zgjidhjet përkatëse të arritjes së gjëndjeve limite që mund të vihen në pah grafikisht në formën e hartave dhe të animimeve 3D. Numri i konsiderueshëm i analizave që mund të kryhen, falë efikasitetit të algoritmit te përdorur, jep një tablo të plotë të sjelljes së strukturës duke theksuar në mënyrë të qartë mënyrat e vibrimit te mundshme apo drejtimet e dobëta dhe duke identifikuar elementet ku perqëndrohet kërkesa për duktilitet.
Edisis analisi statica nonlineare pushover
Analiza me përshtatje plastike
Analiza me përshtatje plastike ose "shakedown" lejon vlerësimin dhe marrjen parasysh në mënyrë korrekte të rishpërndarjes së nderjeveve që lindin për shkak të përshtatjes së strukturës në fushën plastike. Analiza përdor algoritme të zhvilluara në NEWSOFT fryt i një hulumtimi specifik në këtë fushë dhe është për momentin një opsion i pranishëm vetëm në Edisis dhe jo në programe të tjera të analizës strukturore. Analiza në pergjithesi çon në një reduktim të majave të nderjeve dhe ne një uniformitet më të mirë në vendosjen e armimit. Përdorimi i tij është veçanërisht i frytshëm në rastin e kontrollit të ndërtesave ekzistuese dhe, më në përgjithësi, në rastin e strukturave në të cilat dimensionimi i armimit nuk është bërë në mënyrë rigoroze mbi nderjet e llogaritjes apo ndikohet fuqimisht nga lidhje uniformiteti ose nga minimume gjeometrike.
Edisis analisi adattamento plastico shakedown
PROJEKTI DHE KONTROLLET STRUKTURORE
Edisis ofron një projekt të plotë strukturor, të shoqëruar nga vizatimet egzekutive të kantjerit, një relacion të llogaritjeve dhe një bilanc i materialeve. Karakteristikat dhe funksionet e pranishme e bëjnë atë të përshtatshem si për projektimet e reja ashtu edhe për nderhyrjet kontrolluese dhe per përshtatjen e ndërtesave ekzistuese. Mund të vendosen opsione personale për të patur një vendosje të armimeve sipas nevojave personale, gjithashtu është e mundur që të ndryshohen armimet në elementë të vecantë, opsion ky i dobishëm në rastin e ndërtesave ekzistuese. Ekzekutivet janë të përfaqësuara grafikisht dhe mund të eksportohen në DXF, printohen direkt. Programi i kryen të gjitha kontrollet e nevojshme të përcaktuara nga normativa italiane:
• Kontrolli i majave të nderjeve për Gjendjen Limite të shfytëzimit;
• Kontrollet e rezistencës për Gjendjen Limite të fundme;
• Kontrolli i plasaritjeve për Gjendjen Limite të shfytëzimit;
• Kontrolli i deformimeve për Gjendjen Limite të shfytëzimit e të fundme;
Në fund të analizës dhe të projektit të armimeve, Edisis ofron një sërë treguesish sintetikë të rezultateve të arritura, të tilla si tabelat, hartat e elementëve strukturore, kurbat pushover etj. Analiza e tyre ndihmon projektuesin që të përsos dimensionimin fillestar dhe për të optimizuar përdorimin e materialeve në strukturën në beton arme.
Tableaux de calcul et élaborations graphiques
Tabulatet e llogaritjes dhe tabelat grafike
Në Edisis, funksionet e shtypjes lejojnë që të ketë në dalje nje relacion përfundimtar të llogaritjeve të completuar me të dhënat, rezultatet dhe vizatimet, në përputhje me dispozitat e fundit ligjore. Të gjitha të dhënat e strukturës së analizuar, përfshirë kriteret e perdorura për analizën dhe rezultatet numerike kontrolleve te bera mund të organizohet dhe të personalizohen në permbajtjen e relazionit te projektit. Tabulati mund të shihet paraprakisht në ekran dhe pastaj të shtypet ose të eksportohet si dokument Rtf në ndonjë word-processor.
Edisis progetto ca elaborati e tabulati

Edisis: logiciel structural pour le calcul du beton armé – 1e partie
 

Edisis: logiciel structural pour le calcul du beton armé – 2e partie
 
Kërko aktivizimin falas per 60 ditë

"'Autorizoj trajtimin e të dhënave të mia personale;'

Z
Newsoft sas - Centro Commerciale Metropolis / Torre Sud – via Lenin n. 7
87036 Rende (CS)
telefono/fax: 0984 463798 – 0984 463884